57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Mal të Zi , u shpreh se rajoni duhet të bashkëpunojë në disa fusha.
“Duhet ta bëjmë pjesëmarrjen tonë, në politikën e sigurisë më domethënës. Duhet të jemi pjesë e instrumenteve që kanë të bëjeni me sigurinë kibernetike.
Do vazhdojmë bashkëpunimin rajonal dhe zotohemi për këtë. Për Shqipërinë, nuk është e kaluara që duhet ta kontrollojnë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të kaluarën”, tha Rama.
Ai theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë veten e tyre me çështjet bilaterale, por të bashkëpunojnë për integrimin drejt Bashkimit Evropian.
“Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare sa i përket sjelljeve dhe përsëri vazhdojmë të bllokojmë vetveten. Kjo nuk ka kuptim.
Ne duhet t’i lëmë politikat dhe çështjet bilaterale jashtë kësaj gjendjeje. Nëse bëjmë çdo gjë në mënyrë evropiane kjo do ta lehtësojë atmosferën, në mënyrë që të gjithë të merreshin me çështjet bilaterale”, shtoi ai.