Policia në Namibi po heton vdekjen e katër fëmijëve që po luanin në një frigorifer të vjetër bosh në rajonin verilindor të Zambezit.
Të moshës nga tre deri në gjashtë vjeç, fëmijët u gjetën brenda frigoriferit të thellë të papërdorur në zonën e populluar të qytetit të Katima Mulilo të hënën pasdite.
Policia beson se fëmijët janë bllokuar aksidentalisht teksa luanin dhe janë mbytur brenda, por hetimet janë duke u zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Nga katër fëmijët, dy u ngufatën për vdekje në frigorifer, ndërsa dy të tjerë vdiqën në spital ndërsa po trajtoheshin.
“Kur hyra brenda, pashë mjekë që kujdeseshin për vajzën time dhe një vajzë tjetër. Ata i çuan me urgjencë në spital, ndërsa dy të tjerët u ngarkuan në vetura mortore të policisë”, tha Aranges Shoro, një nga baballarët, për gazetën private Namibian.
“Kishte një grep në frigorifer që mund të hapej vetëm nga jashtë”, tha komandanti i policisë rajonale të Zambezi, Andreas Shilelo, citohet nga agjencia e lajmeve AFP.
“Ata kanë mbetur të bllokuar për rreth një orë e gjysmë dhe janë ngufatur”, shtoi zëdhënësi i policisë.
Nuk është e qartë pse ngrirësi jofunksional ka mbetur jashtë shtëpisë, së një prej familjeve të prekura.