Prej gati 10 vjetësh në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend publike dhe private, pra në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare aplikohet Karta e Performancës.
Gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet, këtë vit u rendit i pari mes 36 shkollave të mesme publike të qarkut të Tiranës.
“Samiu” gjithmonë fiton dhe kjo transmetohet edhe nga fryma që ne kemi brenda shkollës ku në çdo konkurs, në çdo aktivitet duam të japim më të mirën, të shkëlqejmë, kjo nisur edhe nga shtysa që na jep drejtoresha jonë, të parët në çdo vend, ne nuk futemi për pjesëmarrje, “Samiu” nuk futet për pjesëmarrje, por për të shkëlqyer kudo ku merr pjesë”, tha Geart Ferhati-maturant në gjimnazin “Sami Frashëri”.
“Gjatë gjithë dekadës që realizohet Karta e Performancës gjimnazi “Sami Frashëri”, gjithmonë ka qenë në tre vendet e para, dhe herë-herë në vendin e parë, edhe sivjet po e njëjta jemi në vendin e parë të renditjes. Pasi u këndua himni I flamurit, nxënësve iu komunikua ky lajm duke ngjallur entuziazëm, veccanërisht tek nxënësit e vitit të parë. Është një motivim për ta, por edhe për prindërit e tyre. Karta e Platformës realizohet në rang rajonal në rastin tonë nga Zyra Vendore Arsimore dhe përmban gjithsej 14 tregues”, deklaroi Majlinda Ziu, Drejtoreshë e gjimanzit “Sami Frashëri”,
Qëllimi i Kartës së Performacës nuk është thjesht të rankojë shkollat, por t’i motivojë dhe t’i inkurajojë ato të punojnë më fort. Samiu e ka traditë që shumë prej figurave që studiojnë në gjimnazin “Sami Frashëri”, kontribuojnë në rang vendi, jo vetëm në Tiranë.
“Jam shumë krenare për renditjen në vendin e parë. Ne në fakt e prisnim, dhe është viti i disatë që dalim të parët. Unë kam kontribuar në këtë renditje duke sjellë dy kupa si fituese në teatër dhe të tjera në konkurse ku ka marrë pjesë “Samiu”. Pas këtyre kupave, ccmimeve, certifikatave nuk qëndron vetëm puna e brezit tim, por e gjithë brezave të “Sami Frashërit”, tha Esta Shishmani, Maturante në gjimnazin “Sami Frashëri”.