Tashmë është zyrtare, Sokol Cikalleshi do të luajë sezonin e ri në kampionatin iranian me skuadrën e Traktorit, e cila ka këmbëngulur për të marrë shërbimet e sulmuesit edhe më parë.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë kontrate do të firmosë 34-vjeçari dhe sa do të përfitojë në sezon, por me siguri të ardhurat do të jenë më të larta sesa në Turqi, me sulmuesin që shkon si një përforcim në këtë skuadër, edhe për vetë faktin se kavajasi ka një eksperiencë të gjatë në karrierën e tij, si me klube apo me ekipin kombëtar..
Kujtojmë se para Europianit, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja pas 10 vitesh rrugëtim, kjo pasi Silvinjo nuk e grumbulloi në listën e lojtarëve.
Në të kaluarën fanellën e Traktorit e ka veshur edhe Ditmar Bicaj, i cili aktualisht është trajner i Burrelit në Kategorinë e Parë.