Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në Radio Televizionin e Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga vetë televizioni publik në lajmet e orës e 23:00. Ajo tha se në ditët në vazhim do të japë sqarime të tjera lidhur me vendimin e saj.
Dorëheqja vjen pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjak, i cili përmend dy media kosovare se ‘financohen’ nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.
Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktorë të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.
Për artikullin e publikuar ka raguar edhe redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, i cili edhe është distancuar nga ky publikim.
Ai madje tha se kishte presion të vazhdueshëm nga Rilind Gërvalla, drejtor i RTK-së, dhe Leonora Bërbatovci, për lajmin e “Slobodna Bosna”, përmes të cilit pretendohej se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.
Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha se dorëheqja është më e lehta.
Ai ka treguar se të enjten është krijuar komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e lajmit kontrovers të transmetuar në RTK.
Lidhur me rastin ka pasur reagime edhe nga Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe disa organizata ndërkombëtare.