Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Iowës, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mjekësisë ushtarake të FSK-së.
Në një postim në Facebook, FSK njoftoi se personeli i Gardës Kombëtare të Ajovës ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Regjimentin e Mjekësisë së FSK-së, duke siguruar trajnime të specializuara dhe duke dhënë ekspertizë dhe mbështetje profesionale.
Ky bashkëpunim ka qenë kyç për ngritjen e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, deri në validimin e këtyre kapaciteteve për Role 1.
“KOMFSK vlerësoi lartë kontributin dhe ndihmën që Garda Kombëtare të Ajovës ka dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, së bashku u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e këtyre kapaciteteve,” thuhet në njoftimin e FSK-së.