Intensifikimi i sulmeve të artilerisë nga Hezbollah-u libanez kundër Izraelit mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm, paralajmëroi, të dielën, ushtria izraelite, raporton AFP.
“Agresioni gjithnjë në rritje i Hezbollah-ut na sjell në prag të asaj që mund të jetë një përshkallëzim më i rëndësishëm, që mund të ketë pasoja katastrofike për Libanin dhe për të gjithë rajonin”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, në një regjistrim video.
Hezbollah-u nisi javën e kaluar sulme me raketa dhe drone, ofensiva më e madhe me këtë lloj armësh që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit, më 7 tetor.
Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer disa sulme ajrore kundër grupit në jug të Libanit.
Franca dhe Shtetet e Bashkuara po intensifikojnë përpjekjet për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollah-ut. Megjithatë, grupi i armatosur libanez deklaroi se nuk do të ndalë sulmet nëse Izraeli nuk do t’i japë fund ofensivës së tij ushtarake në Rripin e Gazës.
“Izraeli do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullatën e tij deri në rivendosjen e sigurisë në kufirin tonë me Libanin”, tha Daniel Hagari.
“Izraeli do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullatën e tij deri në rivendosjen e sigurisë në kufirin tonë me Libanin”, tha Daniel Hagari.