FSHF është në negociata me Antoni Cacin, për ta afruar te Kombëtarja. “Panorama Sport” zbuloi se 27-vjeçari i lindur në Francë dhe me origjinë shqiptare, kërkohet para fushatës së kualifikueseve të Botërorit.
Screenshot 2025-02-12 112921
Caci luajti deri në vitin 2022 te Strasburg. Më pas ishte Mainc që e transferoi lojtarin, që më parë ishte pjesë e përfaqësueses së Francës në Lojërat Olimpike.
Klubi i Maincit po e aktivizon këtë sezon si mesfushor në krahun e djathtë. Në kampionatin gjerman ka shënuar një gol, ndërsa ka asistuar katër të tjerë.
Goli i lojtarit me origjinë shqiptare erdhi kundër Shtutgartit rreth 3 javë më parë. Sfida e e javës së 19-të u fitua 2 me 0. Caci tundi rrjetën në minutën e 86-të, për të sjellë qetësinë te vendasit.
Goli i Antoni Cacit: (VIDEO)