35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder.
Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me ShBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.
“Presidentja Osmani e njoftoi znj. Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti”, thuhet tutje.