Klubi i Ballkanit po shfaq në këtë sezon në Europë një formë krejtësisht ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme ku siguroi fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës nuk ia kanë dalë të fitojnë as ndeshjen e sotme në shtëpi përballë Hamrun të Maltës duke vënë në dyshim kualifikimin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ilir Daja.
“Një ekip që është kompozuar, në muajt e fundit janë larguar 7 lojtarë, nëse e shikojmë qe 1 vit, janë larguar një formacion i tërë. Sot kishim shanset për të shënuar, kishim një penallti të humbur, kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë”, tha fillimisht Daja për RTK.
“Kemi ndryshime nga ndeshja me Santa Coloman, e kemi kontrolluar gjithë lojën, niveli i ekipit maltez ishte më i lartë se ai nga Andorra. Do luftojmë për këtë kualifikim, kemi shanset 50-50, do ta tentojmë edhe në ndeshjen e dytë një rezultat që na kualifikon”, vazhdoi ai.