©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i akuzuar ata për provokim para fillimit të seancës dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
Ai ka theksuar se kjo sjellje është e papranueshme, dhe ka ndërprerë vazhdimin e seancës të së enjtes.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe, që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e pa tolerueshme kjo sjellje se njëherë në gjashtë muaj vini ne kuvend vetëm për me i keqpërdorur taksat e qytetarëve në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni. Shkoni edhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel Radojçiqit edhe keni guxim të vini në Kuvend , trup të keni edhe kërkojë të ndërpritet seanca”, ka deklaruar Konjufca.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com