30
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Situatë aspak pozitive për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Media italiane “Goalsicilia.it” raporton se shkodrani ka pasur një përplasje me trajnerin e Lacios, Marko Baroni, pas duelit ndaj Venecias, ky shqiptari nuk u preferua. Hysaj rrezikon të mos figurojë në listën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Lacion në Europa League.
Shkodrani mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lacios ndërsa për trajnerin nuk është kështu. Kjo diferencë ka bërë që të dy të kthehen në protagonistë të një konflikti që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientin lacial. Për shkak të kësaj situate, ekziston mundësia që Hysaj të “divorcohet” me skuadrën kryeqytetase.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com