Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se mos pjesëmarrja e VV-së në seancën e sotme, tregon papërgjegjësinë e saj, pasi që sipas tij ky subjekt politik nuk e kupton çka është institucioni e çka është partia politike.
“Po shihet papërgjegjësia e VV-së nuk e kupton çka është institucioni, dallimin mes partisë politike dhe Kuvendit është nënçmim i elektoratit të vetë’’ thotë ai.
Humolli, Qeverinë Kurti e quan shkurtpamëse. duke thënë se nuk po di të bëjë dallime.
‘’Qeveria është shkurtpamëse dhe nuk e dinë që lufta është brenda partive politike e nuk e kupton që Kosova është mbi mbikëqyrje të madhe ndërkombëtare dhe një luftë politike me faktorë të ndryshëm ndërkombëtar që duhet të jemi më të përgjegjshëm që me ju tregu që ne e duam më shumë Kosovën se ata”, tha Humolli për FrontOnline.