Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mundësitë që janë për t’u krijuar një qeveri në Kosovë.
Ai ka thënë se mund të ketë koalicion të opozitës pra PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por edhe të LVV me komunitetet jo shumicë.
“Në çdo demokraci parlamentare, ndërtimi i koalicionit është një kombinim i artit politik dhe vetëm ndarje e matematikës. Duhet të shikosh numrin e ulëseve që ke ti, numrin e ulëseve që kanë partnerët e mundshëm, numrin e ulëseve që të duhen për të formuar shumicën. Në Kosovë numri i duhur është 61 ulëse, duhet të kesh 61 vota që të kesh shumicën për të formuar Qeverinë dhe Kuvendin”.
“Siç i kuptoj rezultatet e tanishme, pasi procesi i numërimit është ende duke vazhduar, duke u bazuar në rezultatet që ne i kemi parë bazuar në numrin e ulëseve që mund të shkojnë te partitë. Duke se Vetëvendosje do të ketë 47 ndoshta 48 ulëse diku aty, e dini se 20 ulëse janë të caktuara për komunitetet pakicë, dhjetë shkojnë për serbët dhe dhjetë të tjera shkojnë për komunitetet tjera”.
“Nëse këta numra qëndrojnë nëse Vetëvendosje është mbi 40, edhe nëse menaxhojnë të shkjonë në koalicion me komunitetet mund të bëhen 61 ulëse. Përsëri është e mundshme që PDK, LDK dhe AAK së bashku me disa prej përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë mund të marrin 61 ulëse, është e mundur. Ky do të ishte një koalicion goxha fragjil, dhe tani sinjalet janë të përziera. E dini se partitë bëjnë koalicione për të treguar mesazhe të ndryshme”, ka thënë Hovenier në Atlantic Council.