Hovenier i shkon në zyre Kurtit: Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike
by mona22222
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Hovenier përmes platformës ”X”.
”Kam zhvilluar takimin time lamtumirëse me kryeministrin@albinkurti sot. Diskutuam progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.
Hovenier pritet që të largohet nga pozita e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë./Indeksonline/
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com