Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se kanë festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë.
Bashkë me Hovnierin me ushtarët amerikanë ishte edhe e para e vendit,Vjosa Osmani.
Hovenier përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se është thellësisht falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt.
Grateful to celebrate Thanksgiving this year with U.S. service members in Kosovo and honored to be joined by President @VjosaOsmaniPRKS and our Kosovan friends. Deeply thankful for our soldiers, serving far away from their families, who are contributing every day to a peaceful… pic.twitter.com/boKBOrAQU5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 29, 2024
“Jam mirënjohës që këtë vit e festuam Ditën e Falënderimeve me pjesëtarët e shërbimit amerikan në Kosovë dhe i nderuar që më janë bashkuar presidentja Vjosa Osmani dhe miqtë tanë kosovarë. Thellësisht falënderues për ushtarët tanë që shërbejnë larg familjeve të tyre, të cilët çdo ditë po kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt. Duke ju uruar të gjithëve një festë të lumtur të Falënderimeve”!, ka shkruar Hoveni