Robin Hoti është një ndër futbollistët më të rinj të skuadrës matjane. 18-vjeçari është produkt i skuadrave zinxhir të këtij klubi dhe sezonin e kaluar ka qenë thuajse stabël në formacionin bazë.
“Ky vit do të jetë ndryshe nga i kaluari. Fillimi i përgatitjeve në kohë dhe afrimi i futbollistëve cilësorë, ka shtuar dukshëm optimizmin jo vetëm në skuadër, por dhe te sportdashësit tanë”, tha mes të tjerash sulmuesi matjan. Në miqësoren e fituar ndaj Ilirisë, ai gjeti rrjetën:
“Ndeshjet miqësore na kanë ndihmuar së tepërmi në harmonizimin e skuadrës. Pavarësisht ndonjë humbje, testet kanë qenë pozitive. Skuadra po konsolidohet nga dita në ditë dhe tashmë jemi të gatshëm për të thënë fjalën tonë në kampionat. Parashikoj një garë të bukur, por dhe të vështirë. Shumë skuadra kërkojnë të jenë pretendente, por në atë listë jemi edhe ne” mbyll prononcimin e tij 18-vjeçari matjan, Robin Hoti.