Dashuria do të ngrihet në qiell, duke krijuar momente idilike me partnerin, ideale për të shkëmbyer premtime për të ardhmen. Kjo do të jetë një ditë shumë pozitive për këdo që ka mosmarrëveshje të vazhdueshme martesore apo pengesa të ndryshme: mundësia për të bërë përparim në marrëdhënie është realiste. Edhe për Beqarë, do jetë një kohë e shkëlqyer për këdo që dëshiron të fillojë diçka serioze nga një njohje e fundit. Perspektiva premtuese edhe për dashuritë që do të lulëzojnë: ato do të jenë jashtëzakonisht premtuese. Më në fund mund të arrini qëllime të reja. Çdo pritje do të marrë një kthesë pozitive, Përfitoni nga kjo mundësi që po iu jepet. Në punë do iu jepet mundësia të rregulloni çdo gjë. Marrëdhënia me kolegët do jetë më e mirë dhe do mbështesni njëri-tjetrin. Financat nuk do kenë probleme të mëdha falë maturisë suaj.
DEMI
Nuk do jeni aspak në humor sot dhe herë pas here do jenë emocionet negative ato që do mbizotërojnë. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni lidhje, jeta juaj do ketë disa probleme. Duket se për këtë ditë e vetmja mënyrë për të komunikuar me partnerin është zënkat dhe grindjet e panevojshme. Për ata që janë beqarë, udhëtimet dhe takimet e reja mund të ndihmojnë, duke i lejuar të zbulojnë bukuri të ndryshme. Shumë vendas do të gjejnë frymëzim në pjesën e dytë të ditës, duke zbuluar dikë vërtet interesant nga pikëpamja sentimentale. Mos u fiksoni për të gjetur një partner me çdo kusht; Lërini gjërat të ndodhin natyrshëm dhe jini të durueshëm. Sipas Horoskopit vip Në punë nuk do keni sukses të paparë, por në fakt disa gjëra do vihen në vijë dhe do ndiheni më të qetë. Saturni do iu ndihmojë mjaft me financat. Çdo gjë do vijë duke u rregulluar dhe ju do ndiheni më të qetë.
BINJAKËT
Do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite dhe do ndryshoni mendim nga një moment në tjetrin. Në disa raste as vete nuk do e dini se çfarë doni. Për ju që keni një lidhje, Urani edhe pse do dojë shumë t’iu bëjë të lumtur nuk do mundet dot. Do keni keqkuptime e zënka me partnerin dhe këto do ju prishin gjithë ditën. Nëse jeni Beqarë, dëshira do ju shtyjë të ëndërroni takime, festa dhe miqësi të reja për një jetë shoqërore të re. Do të ketë mundësi të arta për të kapur: periudha që do të favorizojë situata interesante sentimentale me njohje të reja. Ka një mundësi të mirë për të zgjeruar hapësirën tuaj. Jini gjithmonë të zhytur në mendime dhe mendoni me kujdes për gjithçka përpara se të bëni njohje të reja. Në punë do keni shumë gjëra për të bërë. Gjeni mënyrën t’iu thoni edhe jo eprorëve për diçka që do ju kërkojnë, por pa i mërzitur ata. Maturia në fushën e financave nuk është aftësia juaj. Mundohuni të ndryshoni, përndryshe gjërat do përkeqësohen.
GAFORRJA
Sot nuk do keni as kohë të mërziteni pasi yjet do ua bëjnë çdo moment interesant. Sytë do i keni gjithë kohës të buzëqeshur dhe ata do shprehin shumë. Nëse jeni në një lidhje, asnjë planet nuk do merret me jetën tuaj sentimentale. Mundohuni të tregoheni më tolerantë dhe më të hapur me njëri-tjetrin që gjerat të shkojnë mirë. Nëse jeni Beqarë, do jetë një ditë qetësuese falë ndikimit të dobishëm të Hënës, e cila do ju mbushë me energji të përtërirë. Kjo siguri do t’ju rrisë vetëbesimin, duke ju lejuar t’i përkushtoheni një sërë projektesh me largpamësi. Në punë vërtet do jeni me fat, por mos prisni që gjithçka t’iu realizohet pa u munduar fare. bëni pak përpjekje dhe kërkoni mbështetje nga kolegët. Në planin financiar do jetë një ditë mjaft pozitive. Plutoni do iu nxite ta menaxhoni me kujdes buxhetin.
LUANI
Me ndihmën e Hënës dhe Neptunit do mundoheni të jeni të drejtë dhe t’i bëni gjërat sa më mirë sot. Nëse keni një lidhje Venusi do iu bëjë të tregoheni më të ëmbël dhe më të ngrohtë me partnerin. Mundohuni të bëni edhe ndonjë gjë të veçantë për ta ndryshuar pak rutinën. Nëse jeni beqarë, do jetë momenti për të ushtruar sharmin tuaj tek ata që ju rrethojnë. Është koha për të kuptuar qartë atë që dëshironi dhe yjet do të jenë padyshim në favorin tuaj. Në planin e punës do të tregoni aftësi për të menaxhuar edhe situata komplekse që mund të lindin papritur. Do të jeni mendjemprehtë, të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate. Në punë do jeni gjithë kohës në veprim. Vërtet mund të lodheni pak, por rezultatet që do merrni më pas do ju bëjnë të kuptoni se ja ka vlejtur çdo gjë. Jupiteri do iu mbrojë në planin financiar, ndërsa Urani dhe Neptuni do iu sjellin më tepër fat. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë.
VIRGJËRESHA
Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa probleme pritet të vijë. Pasdite mirë do ishte të bënit një bilanc të gjithçkaje. Të influencuar nga Saturni, ju që keni një lidhje, do bashkëpunoni më shumë me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe të lumtur. Ju beqarët: tashmë jeni bërë prezencë e vazhdueshme në mendimet e personit që ju intereson. Vazhdoni në këtë rrugë: me gjeste të vogla kuptimplote dhe një mesazh, ndoshta një lule, një surprizë apo diçka simbolike, me siguri do të hapni një rrugë në zemrën e tij, saj. Fuqitë e bindjes do të jenë veçanërisht të larta. Përdorini ato në avantazhin tuaj kur të prezantoheni me dikë që sapo keni njohur. Vendosmëria dhe vullneti do të ndikojnë pozitivisht në çdo vendim që do merrni. Në punë gjërat do ju rrjedhin shumë mirë dhe nuk do jetë e nevojshme të bëni sakrifica. Praktikat e ndjekura për të arritur qëllimin do japin frytet e duhura. Edhe sektori financiar do shkojë më së miri. Papritur do merrni goxha lek vetëm bëni kujdes mos i harxhoni të gjitha menjëherë sepse do iu duhen për më vonë.
PESHORJA
Paqëndrueshmëria e Neptunit mund të sjellë edhe tronditje në jetën tuaj sot. Intuita mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Kujdes nga kapricot në jetën në çift sepse ato mund t’iu sjellin disa konflikte me atë që keni në krah. Nëse keni krijuar një familje dhe keni fëmijë mundohuni të merreni pak më shumë me ta. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër. Shpirti juaj binjak ndodhet shumë afër dhe po iu pret. Për sa i përket jetës profesionale, do vazhdoni të ëndërroni për një post të ri, por gjërat nuk do jenë shumë të thjeshta. Bëni edhe pak durim. Sipas Horoskopit vip, planetët nuk do iu ndihmojnë me financat dhe madje mund t’iu shtyjnë edhe për shpenzime të mëdha.
AKREPI
Gjatë kësaj dite do kërkoni gjithë kohës harmoninë dhe nuk do keni kontradikta me ata që ju rrethojnë. Jupiteri do jetë planeti më influencues për ju të dashuruarit. Në përgjithësi ndikimi do jetë pozitiv, përveç disa mospërputhje mendimesh që mund të sjellin ndonjë debat të vogël. Për beqarët do jenë të mundshme takime befasuese. Do të keni mundësinë të afroheni më shumë me ata që ju interesojnë, me kusht që të dini të tregoni sinqeritet më të madh të karakterit dhe shumë humor të mirë. Përgatituni shpirtërisht për ndryshime. Kushtet e punës do jenë goxha të mira megjithatë mirë është të mos nxitoheni që mos bëni gabime të mëdha. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme që kërkojnë edhe goxha buxhet.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm për të ruajtur një klimë harmonikë kudo dhe do fiksoheni edhe pas detajeve me te vogla. Nëse keni një lidhje do tregoni përkujdes të veçantë për partnerin dhe marrëdhënia mes jush do jetë e shkëlqyer. Bashkëpunimi do jetë i fortë dhe do afroheni akoma ma tepër me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni sharmante dhe sigurisht që do merrni edhe propozime interesante. Vazhdimësinë do e keni vetë në dorë. Në punë do jeni më të organizuar dhe do i arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes. Financat do dini t’i mbani nën kontroll dhe pak nga pak ato do shtohen.
BRICJAPI
Gjatë kësaj dite, nën ndikimin e Marsit do ktheni disa faqe të librit të jetës dhe do hapni disa të tjera. Periudha premton të jetë jashtëzakonisht tërheqëse. Fati do të jetë i favorshëm për ju nga fundi i mëngjesit deri në fillim të mbrëmjes. Në dashuri, dita do të nisë me emocione të forta. Do të jeni protagonistë, duke përfituar nga mbështetja e fortë e yjeve. Për çiftet do të jetë një e premte kushtuar intimitetit sensual dhe bashkëfajësisë, ku asgjë nuk mund të pengojë realizimin e dëshirave të thella. Do të keni në krah një partner të aftë për të vlerësuar gëzimet e jetës së bashku me ju. Për beqarët, parashikimet astrologjike premtojnë një ditë të gjallë dhe të bukur, plot takime me fat dhe ngjarje të rëndësishme në fushën sociale dhe emocionale. Në punë ka mundësi të ndërprisni çdo marrëdhënie me një koleg të vjetër dhe kjo gjë do ua vështirësojë pak gjërat në projektin që keni nisur. Marsi do iu mbrojë në planin financiar dhe ju mund të përfitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë.
UJORI
Hëna sot do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj dhe sidomos në atë sentimentalen. Do jeni edhe më socialë dhe më të ndjeshëm. Marrëdhënia me partnerin do jetë harmonike dhe do iu duket sikur jeni mbi re. Mund të flisni edhe për projekte afatgjata. Për beqarët, disa planetë mund të ndikojnë negativisht në disponimin tuaj të përgjithshëm. Megjithatë, Hëna në një aspekt paksa favorizues do t’ju japë kurajë për të përballuar disa momente me qartësi. Mos i mbivlerësoni pikat tuaja të forta, për të shmangur gabimet. përballuni me çdo tension sa më mirë, pa humbur besimin tek vetja. Në punë do jeni edhe më të kujdesshëm dhe më të organizuar. Gjërat do iu ecin më së miri sot. Në sektorin financiar do keni probleme goxha të mëdha. Me pak fjalë do korrni atë që keni mbjellë. Tregohuni më të matur me shpenzimet sepse pasojat do i ndieni gjatë.
PESHQIT
Nëse doni të keni një ditë të mirë mos kërkoni asnjë moment t’i imponoheni tjetrit dhe as të kërkoni që dikush të bëjë patjetër atë që thoni ju. Venusi do iu ndihmoje te rregulloni disa probleme qe keni pasur ne lidhjen tuaj. Klima duket se do filloje te ngrohet pak nga pak. Për beqarët këshilla është të tregohen më pak të ngurtë në kërkimin e përsosmërisë dhe të jenë më të hapur ndaj mundësive. Sepse parashikimet tregojnë një situatë të përgjithshme pozitive. Në punë do jeni gjithë kohës të motivuar dhe të pandalshëm/ Sado të vështira t’i keni gjërat do mund t’ia dilni mbanë. Në planin financiar, aftësitë tuaja do iu ndihmojnë të ruani një ekuilibër. Do shmangni edhe shpenzimet e mëdha dhe jo të nevojshme.