DASHI
Me një komunikim të mirë, me durim dhe këmbëngulje do arrini gjithçka gjatë kësaj dite. Nëse jeni të dashuruar do kaloni vetëm momente të bukura dhe të mbushura me emocione. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua shprehë ndjenjat pafundësisht. Ju beqarët po nuk i shprehët ndjenjat sot nuk keni për ta bërë dot më kurrë. Në punë do ju duhet më shumë durim nëse doni të arrini objektivat. Arti i komunikimit do ju ndihmojë për të arritur edhe më lart. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se më parë.
DEMI
Parashikimet e horoskopit tregojnë ndryshime të vogla, por të përziera me gjëra të tjera, pra me aspekte pozitive dhe negative. Jini të përgatitur për të përballuar situata të ndryshme, duke ruajtur gjithmonë qetësinë. Këtë ditë, mund të ndiheni të hutuar dhe të papërfshirë në rutinën tuaj të përditshme. Megjithatë, nuk keni nevojë të bëni gjithmonë diçka të re për të qenë të lumtur: edhe një moment i thjeshtë në divan me partnerin tuaj mund të jetë i kënaqshëm. Sipas Horoskopit, Beqarët mund të kenë mundësinë të sqarojnë drejtimin e ndjenjave të tyre. Mos lejoni që të bllokoheni nga frika e pabazë dhe përqendrohuni te lumturia. Kush bën për vete, bën për tre! Në punë do jeni praktikë dhe shumë të kujdesshëm me çdo hap. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.
BINJAKËT
Dinamizmi dhe kuraja do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë keni për të pasur më shumë sukses në orët e pasdites, atëherë kur të keni zgjidhur edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Shefat do iu japin edhe shpërblime. Këshilla për përballimin e ditës është të organizoni aktivitetet tuaja në mënyrë që të shmangni stresin. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.
GAFORRJA
Sot do keni njëmijë e një pyetje si në planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Disa Beqarë do shijojnë qetësinë pranë një personi të veçantë; të tjerët do të përjetojnë momente romantike dhe të gëzueshme. Durimi do të jetë forca juaj, edhe në situatat më komplekse. Qetësia është virtyti i të fortit! Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Me financat duhet të jeni më të matur edhe sikur së fundmi të keni fituar ndonjë lotari.
LUANI
Sot do veproni gjithë kohës në hije dhe nuk do doni të dukeni. Nëse keni një lidhje nuk do ja shprehni hapur ndjenjat partnerit ama surprizat që do bëni do jenë të mëdha dhe do e bëjnë marrëdhënien më të ngrohtë. Beqarët do të rizbulojnë qetësinë e tyre të humbur dhe me siguri së shpejti do të fillojnë të kenë takime ëmbëlsisht intriguese; më e keqja, shumë interesante. Në disa raste mund të ndryshoni mendimin tuaj për dikëë ose diçka: jini të qëndrueshëm me veten dhe ecni përpara. Në punë do iu jepni më shumë rëndësi detajeve dhe mundet të keni disa vonesa. Gjithsesi shefat do ju kuptojnë dhe do ju vlerësojnë më pas për punën cilësore dhe të përkushtuar. Ekuilibri në planin financiar do ketë goxha tronditje prandaj nuk duhet të shpenzoni me shumicë.
VIRGJËRESHA
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Nëse jeni beqar, do dini si ta joshni dikëë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Këshilla për përballimin e ditës është të gjeni një ekuilibër mes detyrave dhe kënaqësive, duke ju lejuar të shijoni edhe momentet e vogla të relaksimit. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
PESHORJA
Ditë sharmante do jetë kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Shëndeti juaj është në një vend të mirë, por mos harroni t’i kushtoni kohë mirëqenies mendore. Në punë, aftësitë tuaja në diplomacinë dhe ndërmjetësimin do t’ju ndihmojnë të zgjidhni situata komplekse. Këshilla për të përballuar ditën është të mos humbisni qëllimet tuaja dhe të vazhdoni me besim. Sipas Horoskopit, në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.
AKREPI
Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekullii. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Shëndeti juaj është në gjendje të mirë, por mos i injoroni sinjalet e trupit tuaj. Në punë, kurioziteti dhe dëshira juaj për të mësuar do t’ju shtyjë të eksploroni rrugë të reja. Këshilla për të përballuar ditën është të mbani një mendje të hapur dhe të mos keni frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.
SHIGJETARI
Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarë do keni takime, por do preferon të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë, Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. Për financat dëgjojini këshillat që do iu japin miqtë.
BRICJAPI
Saturni do e stabilizoje jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Ndërkohë, gjatë darkës, hapja e zemrës ndaj të dashurit tuaj sigurisht që do të çojë në zbulimin e ndjesive të reja dhe të këndshme. Nëse ka pasur vështirësi në të kaluarën, tregohuni më fleksibël dhe të disponueshëm ndaj atyre që doni, gjë që do ta bëjë lidhjen më të fortë dhe çdo konfrontim verbal më pak stresues. Nga ana tjetër, beqarët duhet të kenë kujdes nga ata që përpiqen të krijojnë tension në jetën e tyre private. Mbani larg xhelozinë dhe miqësitë e rreme. Më mirë vetëm sesa i shoqëruar keq! Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.
UJORI
Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Me shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Nëse jeni ndjerë të lënë pas dore kohët e fundit, është koha të reagoni dhe të rizbuloni energjinë tuaj të brendshme. Mos e humbni besimin në veten tuaj nëse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç keni shpresuar. Mbajeni motivimin tuaj të lartë dhe kërkoni zgjidhje konkrete për vështirësitë që hasni, pa u ndalur shumë në detaje. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.
PESHQIT
Sot do keni më shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.