31
Hëna në Virgjëreshë ju fton të realizoni diçka që ju intereson në vendin e punës, duke ju lejuar të gjeni zgjidhje që janë të shkathëta, të kënaqshme dhe të lehta për t’u përfunduar. Me durim e qetësi mund të arrini çdo gjë gjatë kësaj dite. Duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta juaj në çift, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni si duhet me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni sa më shumë nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen sot do jenë fantastike. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.
DEMI
Ditë e qetë, pa ndonjë surprizë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja. Kalimet e sotme qiellore ju favorizojnë dhe ju ngarkojnë me energji pozitive. Kjo ju lejon të përballeni në mënyrë krijuese dhe personale me rrethanat e ndryshme në të cilat do ta gjeni veten duke lëvizur gjatë gjithë ditës. Ana juaj më imagjinative dhe argëtuese do të shfaqet, të cilën zakonisht tentoni ta maskoni dhe filtroni me rezervë të tepruar. Kështu del diçka që rrit magnetizmin tuaj dhe e bën sektorin e dashurisë magjik. Mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme ju të dashuruarit dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.
BINJAKËT
Ditë interesante do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do arrini të njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, Treshja Hënë-Pluton sigurisht që nuk kalon pa u vënë re, gjë që ndikon edhe në fushën tuaj të pestë, atë të dashurisë. Me fjalë të tjera, nëse flasim për sferën emocionale, flasim për entuziazëm, zjarr, pasion dhe mbi të gjitha seks. Ju dhe partneri juaj do të ndiheni të magjepsur nga një vorbull ndjesish të ndezura, të rrethuar nga ndjenja shpërthyese. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.
GAFORRJA
Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë Qielli i ditës ju garanton suksesin e plotë të nismave tuaja dhe arritjen e plotë të objektivave të dëshiruar. Nëse punoni për dikë, mund të fitoni lehtësisht një pozicion të spikatur midis të tjerëve, falë personalitetit tuaj, aftësisë suaj bindëse: e kuptoni se ushtroni një ndikim të caktuar dhe nuk ju shqetëson aspak. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.
LUANI
Dielli do e ngrohë dhe do e ndriçojë jetën tuaj sot. Dita premton të jetë me fat nga pikëpamja e parave dhe fitimeve, por me disonancën e Jupiterit dhe Uranit duhet të mbani një hap të kujdesshëm. Të gjitha përpjekjet dhe energjia juaj në këtë moment synojnë të fitoni para; pjesërisht sepse jeni në rrethanat e duhura, pjesërisht sepse Hëna në fushën e dytë e shtyn vëmendjen tuaj në këtë drejtim. Një mbrëmje shumë e këndshme e gjallëruar nga miq të gatshëm për t’ju përfshirë në një program që do t’ju befasojë dhe që me siguri do ta vlerësoni. Shumë pengesa kanë për t’u zhdukur si me magji. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Ju beqarët do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër pa u trembur aspak nga sfidat që mund t’iu dalin. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.
VIRGJËRESHA
Hëna në shenjën tuaj jep më të mirën e saj. Ajo qëndron tek Virgjëresha deri në mesditë. Përforconi ndjeshmërinë tuaj, besimin tuaj në veten tuaj, në opinionet tuaja, në aftësinë tuaj për të zgjedhur: do të lëvizni me butësi dhe vendosmëri! Mund të jetë një ditë e rëndësishme nga pikëpamja e punës, në disa raste edhe vendimtare për evoluimin e biznesit tuaj. Një moment qetësie të madhe nga pikëpamja sentimentale, mbrëmja do të ketë aromën e pranverës. Mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj nëse keni një lidhje. Vetëm kështu çdo çast do bëhet edhe më fantastik. Nëse jeni beqarë ka mundësi të ndihmoheni nga Merkuri dhe ta gjeni personin më të përshtatshëm. Shumë gjera do jenë ndryshe për ju, Sepse Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë. Karriera do te ecë përpara dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.
PESHORJA
Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
AKREPI
Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që zemra të flasë dhe mendja të heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve nëse doni të mos bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në planin profesional, planetët do jene me ju dhe do iu sjellin fat. Do të keni kënaqësinë të shihni të njohur angazhimin dhe meritat tuaja. Nëse jeni freelancer, përfitoni nga tranzitet e momentit: për kreativitet, për të imagjinuar një projekt origjinal, për të reklamuar biznesin tuaj. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime te papritura, por mjaft interesante. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.
SHIGJETARI
Kur planetët krijojnë kushtet e duhura për një jetë sa më të bukur e të qetë, askush nuk mund ta ndryshojë rrjedhën e gjërave sot. Është dita e duhur për të ecur disa hapa përpara në punë. Me Hënën në virgjëreshe, fati është në anën tuaj dhe ju lejon të guxoni pak më shumë se zakonisht… Do të zbuloni, ndoshta me ndonjë habi, se zgjidhja është krejtësisht e arritshme dhe do të pyesni veten pse keni pritur kaq gjatë . Por çdo gjë ka sezonin e saj, këto janë ditë të emocioneve të mëdha dhe shumë gjëra tashmë bëhen të mundshme. Jetë e gjallë shoqërore. Ju mund të dashuroheni marrëzisht, pas një takimi të papritur, i aftë për të ndryshuar jetën tuaj të ardhshme në vetëm pak minuta. Nëse keni një lidhje do ndiheni te plotësuar dhe të lumtur në maksimum. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni beqarë dhe po kërkoni prej kohësh shpirtin binjak do e gjeni atë sot dhe jeta do ju ndryshoje siç e përmënda me sipër. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh. Me financat do dini si të silleni në çdo moment dhe situata do mbetet nën kontroll.
BRICJAPI
Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe me fat që e keni në krah. Nuk do mungojnë asnjë çast surprizat, përkëdheljet dhe ledhatimet për të. Sipas Horoskopit nëse jeni beqarë nuk do keni ditën tuaj më me fat dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.
UJORI
Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë. Asnjëri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni sërish vetëm. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar. Sido që të jetë keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin. Për financat do jetë dita e përshtatshme që ju t’i organizoni si duhet të ardhurat. Po nuk u nxituat gjërat do ecin mirë.
PESHQIT