DASHI
Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Nëse jeni beqarë, mund të përballeni me një moment konflikti me një mik apo familjar. Pavarësisht kësaj, do të keni guximin ta përballoni situatën me ndjeshmëri dhe mirëkuptim, duke kërkuar një zgjidhje që promovon paqen dhe harmoninë. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.
DEMI
Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. E enjtja do të jetë pika juaj e kthesë: më në fund do ta zgjidhni atë problemin e bezdisshëm që ju mundon prej disa kohësh. Në dashuri, çiftet e konsoliduara do të gjejnë mirëkuptimin e partnerit, duke nxitur një dialog më të hapur dhe duke rivendosur harmoninë në marrëdhënie. Komunikimi do të jetë çelësi për të kapërcyer çdo keqkuptim dhe për të konsoliduar lidhjen emocionale. Për beqarët është koha për të kapur çdo mundësi. Tregohuni të hapur dhe të gatshëm për të marrë gjithçka që dita ka për të ofruar. Mençuria e Saturnit do t’ju japë këmbënguljen e nevojshme për të planifikuar më mirë hapat e ardhshëm. Sipas Horoskopit, në punë mundet t’iu kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.
BINJAKËT
Do të jetë një ditë vendimtare për shumë prej jush. Pas trazirave të fundit, më në fund paqja do t’i rikthehet marrëdhënies tuj në çift. Përdorni aftësitë tuaja komunikuese për të shprehur dashurinë dhe ndjenjat ndaj partnerit tuaj. Kur atmosfera bëhet më intime, lëreni veten dhe shijoni çdo moment së bashku. Për beqarët këshilla është që t’i përkushtoheni një aktiviteti fizik që e keni pasion, si joga apo një shëtitje të gjatë. Kjo do t’ju ndihmojë të relaksoni nervat tuaja dhe të gjeni ekuilibrin e brendshëm. Në punë, aftësitë tuaja praktike do të jenë në kulmin e tyre, duke ju lejuar të arrini një qëllim të rëndësishëm për të cilin keni punuar shumë. Ky sukses do t’ju sjellë jo vetëm fat, por edhe njohje të merituar. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do keni probleme.
Video Interesante
GAFORRJA
Hëna do ju nxitë të reflektoni gjatë sot dhe do bëni çdo përpjekje për t’u përmirësuar e për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje do e mbyllni njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe do mundoheni ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Që sot do përgatisni surpriza për partnerin dhe mbrëmja do jetë më e këndshme. Ju beqarët duhet të pranoni ftesa sepse vetëm ashtu mund të njihni si duhet disa persona. Ka gjasa që dikush t’iu përshtatet shumë mirë. Në punë do jeni aq të ngarkuar saqë nuk do keni as kohë të merrni frymë. Financat do jenë shumë delikate, prandaj duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja të mos rëndohet.
LUANI
Sot do bëni të pamundurën t’i mbani larg problemet nga vetja dhe për këtë mund të mos shoqëroheni as me disa miq. Nëse jeni në një lidhje Kjo e enjte do të jetë perfekte për të thelluar marrëdhënien mes të dyve, ndoshta duke e bërë atë më të fortë dhe më domethënëse. Emocionet dhe ndjenjat do mund t’i shprehni me gjithë transparencën e mundshme, një aspekt që do të jetë i mirë si për veten ashtu edhe për partnerin. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të luani me ndjenjat e askujt dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të sigurt. Në punë, pavarësisht pengesave që do ju dalin, ju do arrini ta menaxhoni si duhet situatën. Kolegët do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Për sa iu përket shpenzimeve sot duhet të kryeni vetëm ato më të domosdoshmet.
VIRGJËRESHA
Horoskopi i ditës së sotme, 6 qershor, nxjerr në pah faktin se ata që janë ne një lidhje do të përjetojnë një periudhë veçanërisht të favorshme, ideale për të forcuar lidhjen dhe së bashku për t’i dhënë hapësirë projekteve të reja. Mbani një qëndrim pozitiv dhe shijoni lumturinë e përbashkët me partnerin tuaj. Nëse jeni Beqarë, në këtë periudhë do të vlerësoheni veçanërisht nga të tjerët, shfrytëzojeni këtë mundësi për të krijuar lidhje më të thella me njerëz që ndajnë vizionin tuaj për jetën dhe shrfytëzoni kënaqësitë që do t’ju ofrojë dita. Në punë Shefat do ju kërkojnë t’i përmbushni sa më parë detyrat që iu kanë dhënë dhe do ndiheni nën trysni. Mos i dramatizoni gjërat sepse pak nga pak gjithçka mund të arrihet. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të keq dhe shpesh të tjerët nuk do arrijnë t’iu kuptojnë dot. Edhe nëse kjo e enjte nuk do të jetë më e mira për ju te dashur Peshore, nuk duhet të dekurajoheni. Megjithatë nëse keni një lidhje, horoskopi parashikon që shumë prej jush do të jenë në gjendje të llogarisin në një sasi të mjaftueshme energjie emocionale, ndaj përfitoni nga kjo për të përkëdhelur partnerin dhe për të forcuar lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, mos lejoni që melankolia t’ju pushtojë: së shpejti do të vijnë mundësi të reja për të takuar njerëz interesantë. Sipas Horoskopi, në punë do jeni plot energji dhe dinamizëm, por disa kolegë do ua presin hovin dhe do bëjnë të pamundurën t’iu pengojnë. Zënkat me ta do jene shumë të forta. Shpenzimet e tepruara mund t’iu sjellin edhe probleme te vogla financiare.
AKREPI
Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Marrëdhëniet do dalin më të forta se kurrë, ndaj përgatituni të shkëlqeni. Sensualiteti në disa raste do të jetë unik, duke ndihmuar shumë për të tërhequr vëmendjen e të dashurit të tyre. Nëse jeni Beqarë, horoskopi ju buzëqesh, ndaj mos hezitoni dhe niseni në aventura të reja, së shpejti do të merrni rezultate shpërblyese. Në punë do jeni të stimuluar dhe plot energji. Edhe pse mund të ketë disa pengesa të vogla, me vendosmëri dhe kurajo do të arrini do te arrini te gjeni shpirtin tuaj binjak. Në sektorin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës tensioni dhe problemet. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me financat do jeni shumë praktikë dhe do dini ta mbani gjendjen nën kontroll.
SHIGJETARI
Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar. Kolegët do jenë shumë para jush. Menaxhimin e parave lëreni në dorën e familjarëve më mirë.
BRICJAPI
Nëse tregoheni të matur dhe nuk e teproni me asgjë sot, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë. Jeta juaj në çift do jetë e bukur, e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Ndonjë mosmarrëveshje e vogël mund të lindë padiskutim, por do kalojnë brenda pak minutash. Ju beqarëve, edhe sikur t’iu ofrohen të gjitha mundësitë, nuk duhet të filloni angazhime serioze sot. Në punë duhet të diskutoni hapur me eprorët për disa ide që keni ose për disa kërkesa. Mos e ndrydhni veten aspak. Në planin financiar, të gjitha yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë.
UJORI
Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni të rrezikshëm vetë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe. Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni. Asnjë moment qetësie nuk keni për të pasur sot. Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërqëndrimit tuaj dhe do grindeni gjithë kohës me kolegët. Bëni kujdes sepse shefat po ju vrojtojnë nga larg dhe mund të marrin masa. Paratë do jenë të pakta.
PESHQIT
Horoskopi i ditës, për të enjten e 6 qershorit , parashikon një ditë madhështore, falë ndikimit të veçantë të Hënës. Kjo do të sjellë qetësi dhe fat në marrëdhëniet personale dhe dashurie. Edhe Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. Nëse keni një lidhje do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato që nuk do ju pëlqejnë. Për ju beqarët nevoja për dashuri do shtohet dhe zemra do ju hapet shpejt në drejtimin që dëshironi. Nuk duhet t’i bëni vetes pyetje për të cilat nuk keni përgjigje, entuziazmi juaj do t’ju çojë në rrugën e duhur. Do jetë një ditë pak e ngarkuar por shumë e kënaqshme. Ju tashmë e ndjeni flladin e ndryshimit: ajo që keni nevojë dhe keni kërkuar kohët e fundit do të bëhet gjithnjë e më e vërtetë. Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, kjo falë mjedisit që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni. Sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.