Policia nisi hetimet për incidentin e djeshëm në hidrocentralin e Bunecit në Himarë, pasi për shkak të çarjes së basenit u përmbytën 12 biznese si dhe rruga nacionale. Në gjendje të lirë, për shkatërrim prone, po hetohet administratori i “Energo-Sas”, Vangjel Ngjelo. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit po auditon kompaninë në pronësi të biznesmenit dhe ish-deputit të PD-së, Vasil Gjika.
Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo. 68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të Vasil Gjikës.
Burimet thanë se auditimi ka për objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike që solli dëme të konsiderueshme materiale për banorët e Bunecit në Lukovë. Sipas burimeve, KLSH-ja ka si objekt të kontrollit kompaninë “Energo-Sas” që adminitron këtë strukturë hidrike si dhe institucionet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë funksionimin e HEC-it.
Hidrocentrali i Sasajt në Bunec është në pronësi të ish-deputetit të PD-së dhe biznesmenit të energjetikës Vasil Gjika dhe është ndërtuar 15 vite më parë. Nga të dhënat në Qendren Kombëtare të Biznesit shihet se kompania në fillim ka pasur dy aksionerë por në prill të 2024-ës, Gjika bleu të gjitha aksionet dhe tashmë “Energy-Sas” është 100 për qind në pronësi të tij.
Zyrtari i institucinet ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila tha se “është shembur muri i ujëmbledhësit, i cili kishte një sasi prej 15.000 metra kub ujë”.
Si pasojë e vërshimit të ujit u përmbytën 12 biznese në fshatin Bunec, kryesisht bare dhe restorante si është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Po kështu dëme pësoi dhe rruga rruga nacionale Sarandë-Vlorë.