32
Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka shënuar një sukses historik. Ato kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet këtë vit në Kinë. Kjo është hera e parë që kjo gjeneratë arrin të kualifikohet në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm të hendbollit në botë.
Një sukses i tillë e ka bërë shumë të lumtur trajnerin e kësaj kombëtareje, Mitat Ferati i cili në konferencë për media ka thënë se pas kualifikimit, ata synojnë paraqitje sa më dinjitoze në këtë kampionat.
“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj historie që kanë shkruar vajzat tona, mirëpo kjo histori besoj që nuk përfundon këtu. Ne do të mundohemi me të gjitha forcat tona dhe angazhimin tonë që në Kinë ku e përfaqësojmë Kosovën që të jemi kundërshtar sa më i dinjitetshëm për çdo ekip që do ta kemi në grup…Fal angazhimit të pashoq të lojtarëve dhe stafit ndihmës timin kemi arritur një qëllim historik që ta përfaqësojmë Kosovën në këtë kampionat botëror. Unë jam krenar që vashat tona kanë qenë një kundërshtar i dinjitetshëm atje dhe e kanë përfaqësuar Kosovën shumë dinjitetshëm”, tha Ferati.
Për kapitenen e skuadrës, Sara Gjergjaj, puna e vështirë fillon tani. Ajo ka thënë se duhet nisur punën menjëherë në mënyrë që në Botërorin e Kinës Kosova ta paraqitet sa në fuqishme përballë kundërshtarëve.