Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se ka pasur një takim të rëndësishëm dhe të ngrohtë në State Departament me udhëheqësin e diplomacisë amerikane në Ballkan, Alexander Kasanof.
‘’Pata takim të rëndësishëm dhe të ngrohtë në State Department, me udhëheqësin e ri të diplomacisë amerikane në Ballkan, z. Alexander Kasanof. Jam tejet i nderuar që jam lideri i parë nga Ballkani që po e takoj z. Kasanof, prej kur ka ardhur në detyrën e zëvendësndihmës dekretar për Ballkanin Perëndimor. Eksperienca unike e tij e bëri shumë të dobishëm diskutimin e sfidave në peizazhin e ri gjeopolitik botëror. Në takim ishte edhe drejtoresha për Evropën Juglindore, znj. Colleen Hyland, e cila ka shërbyer në Ambasadën amerikane në Kosovë dhe është një mbështetëse e madhe e jona’’, ka shkruar Hamza.