Nga Lëvizja Vetëvendosje po deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojnë 60% të votave së bashku me aleatë.Kështu tha për “Gazeta Blic” deputeti që vjen nga ky subjekt politik, Halil Thaqi.
E në lidhje me një deklaratë të tillë ka dhënë një përgjigje deputeti që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.Haliti tha se këto janë deklarime paraelektorale për të hapur diskutime nëpër media dhe opinion.
Ai tha se sikur të thonin 28% do të ishte e besueshme por jo 60%.“Janë deklarata paraelektorale për të hapë diskutime nëpër media dhe opinion, të dhëna për ta ruajtur elektoratin e administraten shtetërore, në mbështetje të LVV-së e cila është luhatur dhe çdo ditë është duke u larguar nga mbështetja e LVV. Elektorati besnik dhe ai i luhatur kanë nevojë për këtë lloj ushqimi psikologjik të lansuar nga sociopat të ndryshëm. Gjashtëdhjetëpërqind është shumë sikur të thonin njëzetë e tetë përqind ndoshta do ishte e besueshme. Të gjithë po përgatitemi për ti fituar zgjedhjet, disa për ti ruajtur të mirat e pushtetit, disa për ti rifituar ato e një pjesë e përkushtuar për Kosovën, kanë hallë se si do të bëhet Kosova anëtare e OKB, e BE, e NATO, e INTERPOLIT, e Bankes Botërore, e UNESCO, e OSBE e EUROPOLIT, dhe si ti bindim shtetet që s’na kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Si ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës, si ta përparojmë bujqësinë dhe produktet bujqësore që ushqehet popullata të jenë të cilësisë së produkteve të BE, si ta sigurojmë ujin e pijes për gjithë popullaten, etj. Si të kemi arsim më cilësorë, si të hapim kopshte e çerdhe për fëmijët tanë , si ta rrisim natalitetin”
Deputeti i PDK-së, Haliti, uroi që Qeveria Kurti ta kuptojë që s’janë opozitë por janë ne Qeveri.“Ndoshta këto çështje s’ju interesojnë, joshja për pushtetin e tenderëve është ajo që klasen politike po e mbanë të përqarë dhe pa shpresë që për çështjet e brendshme s’po gjejmë hapësirë për tu ulur bashkë e me i hapë rrugë zhvillimit e përparimit të vendit. Patriotizmi është i mirë, por nacionalizmi në kushtet e sotme i venë frenat zhvillimit e përparimit të Kosovës. Uroj që këta muajt e fundit që i kanë mbetur qeverisë Kurtiste ta kuptojnë që s’janë në opozitë por janë duke qeverisur Kosovën” tha Haliti në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi, tha se në zgjedhjet e ardhshme partia që ai përfaqëson së bashku me aleatët do të fitojnë 60% të votave.Ai tha se nëse do t’ua lejonte ligji, opozita, nuk do dëshironte zgjedhje deri në vitin 2027 pasi që ata e dinë mirë epilogun e zgjedhjeve.
“Zgjedhje nuk do të ketë deri në afatin e caktuar me ligj sepse opozita nuk është e gatshme për zgjedhje. Krejt këto fjalë janë fjalë boshe që i thotë opozita, ne kishim rastin kur kryeminsitri ju kërkoj që ta shpallin datën e zgjedhjeve nëse ata dojnë, por ata nuk ishin të gatshëm. Sikur tua lejonte ligji ata deri me 2027 nuk do të dëshironin të ndodhnin zgjedhjet sepse e dinë mirë epilogun e zgjedhjeve, LVV bashkë me aletatët e saj listën Guxo dhe altërnativën do ta korrin një sukses të ri në zgjedhjet që do të vijnë. Unë mendoj që afër 60% do të jetë LVV në zgjedhjet e ardhshme” dekalroi Thaqi për “Gazeta Blic”.