Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media se ‘sfidat me qeverinë Kurti po ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të’.Ai ka kërkuar që Qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët, ShBA-të.
Në lidhje me deklaratën e bërë nga Hovenier ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.Haliti tha se mesazhi i dhënë nga ambasadori Hovenier është i qartë, ‘ne ju shpëtuam nga gjenocidi i Serbisë, detyra juaj është të na dëgjoni dhe merrni përgjegjësitë tuaja’.
“Për ata që marrin vesh nga politika, për ata që marrin vesh nga diplomacia, për ata që janë në gjendje të lexojnë në mes të rreshtave, për ata që dinë të lexojnë gjuhën e trupit, kjo është shprehja fundore e përfaqësuesit të SHBA në Kosovë, që me keqardhje dhe dhembëshuri për Kosoven e qytetarët e saj shprehet Ambasadori i vendit të shpresës, ambasadori i vendit me të dashur në Kosovë, ambasadori që është dërguar për të vendosur paqën në Kosovë, me mesazhin, mjaft mjaft më me politika aventuriste dhe të aventuristëve politik,nuk ka vend e as hapësirë në Kosovë për veprime që janë në kundërshtim me investimin e përbashkët, për lirinë e pavarësinë e Kosovës.Mesazhi është i qartë, ne ju shpëtuam nga gjenocidi i Serbisë, tani detyra e juaj është të na dëgjoni të merrni përgjegjësitë tuaja, për të mirën e qytetarëve të Kosëvës” tha Haliti për “Gazeta Blic”.
Deputeti i PDK-së tha se është e dhimbshme dhe e papranueshme mënyra se si sillet kryeministri me fuqinë më të madhe të botës që kontribuan për vendosjen e paqes.
“Për mua është shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, mënyra se si sillet kryeministri i vendit tim, me fuqinë më të madhe të botës, me ata që duan dhe kontribuan për vendosjen e paqes në rajon” tha Haliti.Haliti tha se rruga jonë e vetme është Kosovë-USA-BE-NATO.
“Ajo që na takon neve si popull e institucione, është vetëm një rrugëtim: Kosovë, USA, BE, NATO. Të tjerat i vlerësojmë, nuk i trazojmë dhe skemi dëshirë të përplasemi. Shekulli i 21 ëshrë shekulli i NATO s dhe i përendimit të majtë e të djathtë, e popujve të bashkuar për shtetet e së drejtës, e Kosova duhet patjetër të ju bashkohet përendimorëve, për të realizuar misionin për të cilin katër gjenerata kanë vuajtur qinda mija vjet burg dhe disa dhjeta mija kanë dhënë jetë” tha në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”, Xhavit Haliti. Ambasadori i SHBA-ve, Hovenier, deklaratat në lidhje me raportet me Qeverinë Kurti i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID.