Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, gjatë ditës së sotme ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Shoqata e Veteranëve të Luftës.
Beqa, përmes një postimi në facebook është shprehur se kjo mirënjohje që nuk është thjesht një simbol, por një amanet për të mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve.
“Sot pata nderin që së bashku me kryesinë e Shoqatës së Veteranëve në Gjakovë, të prirë nga kryetari i saj Sadri Hoxha dhe bashkluftëtare të tjerë, të bëjmë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.
Me këtë rast pranova një mirënjohje që nuk është thjesht një simbol, por një amanet për të mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve. Amaneti i tyre mbetet frymëzimi ynë i përjetshëm – për një të ardhme më të ndritur dhe një shtet më të prosperuar e më të fortë.
Përjetsisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së dhe Dëshmorëve të Kombit. Nderim dhe respekt për familjet e tyre”, ka shkruar Beqa.