Hacker tha se sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë, ngjan me veprimet ruse në Ukrainë
by mona22222
Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin Potok të Kosovës, duke e krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë.
Ai ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ndodhi në kanalin e Ibër Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt tinëzar që duhet të zbardhet plotësisht.
“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë,” ka shkruar Hacker, në platformën “X”.
Ky shpërthim ndodhi më 29 nëntor, derisa deri tani policia ka arrestuar 8 persona, kurse njërit veç i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com