Gucati tregon arsyet pse bojkotuan Qeverinë: Kurti i ka përzërë veteranët, iu ka qit kushte
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka sqaruar vendimin për të mos bashkëpunuar me Qeverinë Kurti në organizimin e aktiviteteve për 17-vjetorin e pavarësisë dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Nw “Debat Plus”, Gucati tha se ky vendim nuk është një bojkot ndaj vetë manifestimeve, por një refuzim i bashkëpunimit me ekzekutivin aktual.
Ai po ashtu ka pasur kritikua ndaj Qeverisë për mungesë të përkushtimit ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, duke theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit nuk është zhvilluar asnjë takim me OVL-UÇK-në, përveç një takimi me Faton Klinakun.
“Ne nuk e kemi bojkotuar manifestimin. Ne e kemi bojkotuar Qeverinë në detyrë. Ne kemi plotë arsye pse e kemi kundërshtuar. Mundem të ua tregoj 1 mijë arsye pse ne e kundërshtojmë këtë njeri që është në pushtet. Zoti Kurti asnjë invalid nuk e ka çuar ta shërojë, asnjë veteranë nuk e ka çuar jashtë vendit ta shërojë, as një fëmijë të dëshmorit nuk e ka çuar ta shërojë. Zoti Kurti asnjë takimin nuk e ka mbajtur me veteranët që katër vite. Një takim e mbajtur me ish-ushtruesin e detyrës Faton Klinakun. Dhe aty s’kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe i ka përzë, iu ka qit kushte. Qeveria iu qet kushtet veteranëve, a ka ndonjë kund kjo në historinë botërore”, tha ai.
“Ne kemi bojkotuar qeverinë jo manifestimin… mos u mundoni me na i vesh këto njolla si organizatë se është turp. Të cilët po munden ta bëjnë këlyshët e Albin Kurti, të cilët paguhen dhe shkruajnë në Facebook. Që tri ditë me kanë sharë e fyer”.