Këtë të shtunë, ekipet e dy televizioneve shqiptare, TV Klan dhe A2 CNN, qe ishin nisur drejt Selanikut për të pasqyruar takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Greqisë janë penguar për disa ore nga pala greke ne piken kufitare te Kapshticës.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur në “Ora e Fundit“, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili e ka konsideruar si presione të ulëta që i bëhen shqiptarëve.
Ai ka theksuar se kjo gjë është bërë dhe më herët nga pala greke, të cilët dikur ndalonin punëtorët sezonal shqiptarët, derisa kur u falimentoi bujqësia kërkuan lehtësime.
“E çuditshme do të ishte nëse nuk do të kishte një incident të tillë. Aty do të mendonim se do të kishte më të madhe dhe më të fshehtë, do na çudiste, sepse gjithmonë pala greke i ka përdorur këto lloj presione shumë të ulëta ndaj shqiptarëve, në rastin konkret u bë ndaj gazetarëve që të bëhej më mediatike dhe për të treguar që pala greke nuk i ka harruar zakonet e vjetra. Imagjino çfarë i ndodh emigrantëve shqiptarë që kalojnë për arsye turistike dhe punë sezonale në Greqi.
Vetëm para pak kohësh të vitit të kaluar, për shkak se vinin dy vite të ngarkuara viti 2020 dhe viti 2021 nga korona, në vitin 2022 ka qenë periudha pas koronës, ndërkohë që në vitin 2023 ishin fermerët grekë që u ankuan ndaj politikave ekzagjëruese të pikave doganore dhe ministrisë së Brendshme, ndaj atyre shqiptarëve që përpiqeshin të punonin në mënyrë sezonale, duke parë që po u falimentonte bujqësia, u kërkuan të kishte një lloj lehtësimi për shqiptarët.
Ndërkohë, sot në vitin 2024, Greqia është braktisur nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Pra, krahu i punës i cili paguhej shumë pak, e ka lënë Greqinë dhe ka ardhur në Europë për pagesa më të mira”, u shpreh gazetari.