©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi përkohësisht udhëzimin me të cilën u vendos grafa për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes. Gjykata, siç përcjell KlanM, ka dhënë “masë të përkohshme” deri në sjelljen e vendimit përfundimtar, ndërsa diskutimi për këtë çështje do të vijojë në seancë tjetër.
Sipas arsyetimit të gjykatës, nuk është respektuar as afati ligjor për shpalljen e udhëzimit në Gazetën Zyrtare.
Seancën e Kushtetuesës e ndoqi nga afër edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Lloga e ka komentuar si tendecioze veprimin e Kushtetueses, duke thënë se me këtë, hapet kutia e Pandorës, pasi sipas tij, ka pasur edhe ligje të tjera të cilat janë shpallur në gazetë, pas afatit të përcaktuar ligjor.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com