Eraldo Çinari po bën rolin e protagonistit në kampionatin armen, ku vesh fanellën e FC Noah, një skuadre e cila pak nga pak po kthehet në emrin kryesor të futbolli në këtë vend. Sot, sulmuesi shqiptar shënoi një tjetër dygolësh në këtë edicion të kampionatit armen të cilit iu bashkua vetëm gjatë verës.
Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesë së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.
Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar sferën në rrjetë e bërë që FC Noah të thellonte diferencën në 3-0 në ato momente.
GOLI I PARË I ÇINARIT
Në minuta e fundit të ndeshjes, Çinari plotësoi dygolëshin e tij me një aksion ku hyri me shpejtësi në zonën kundërshtare dhe shtriu portierin, duke vulosur shifrat në 6-0 për Noah.
GOLI I DYTË I ÇINARIT
Çinari kishte shënuar dygolësh edhe në javën e dytë të kampionatit armen në këtë edicion.