M.A., F.F., dhe R.B. janë gjetur fajtorë për veprat penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “shtytja në vrasje të rëndë”. Ata janë dënuar me 75 vjet burgim. me nga 25 vjet secili.
I. I akuzuari M.A., dhe F.F., janë gjetur fajtorë për akuzën se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojn viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin”, thuhet në aktgjykim.
Ndërkaq, e akuzuara R.B., në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B., Këso dore në shtytje ka kryer veprën penale shtytja në vrasje të rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 32 (Shtytja) par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.
Në këtë rast një person është liruar nga akuza.
Ata janë dënuar si më poshtë:
Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).
Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)
Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).