Gjykata Penale e RMV-së e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Agim Islamit për rigjykim të rastit “Alfa”.
Agim Islami përmes profilit të tij në Facebook njofton se kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit.
“Vendimi është marrë 07.11.2024, dhe ka afat ankese prej 3 ditësh, sot është 18.12.2024, kanë pritur që të kaloj afati për ankimimin e vendimit ne Apel, Arsyetimi i vendimit negativ është bazuar se: Maqedonia nuk ka ekspert në Byronë për Ekspertizë të Maqedonisë, që të japë mendim për ekspertizën e bërë jashtë shtetit tonë, dhe nuk pranohet ekspert të licencuar nga shtetet tjera që ta bëjnë atë.
Kjo i bie në qoftë se Maqedonia nuk ka kirurg mjek për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjek nga jashtë shtetit”, ka shkruar Islami, i cili tash e 17 vjet vuan dënim me burg.