Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski. Integristët thonë se qëllimi i Mickoskit është që është të degradoi statusin zyrtarë të gjuhës shqipe. Thonë se dëshira e Qeverisë është që gjuhëa shqipe të kthehet siç ishte në ligjin e vitit 2008. Akuzat e integristëve Mickoski i ka cilësuar si të pabaza dhe ka thënë se opozita ka nevojë për reforma të thella programore dhe kadrovike.
Mos dekretimi i ligjit për çertifikatat në gjuhën shqipe nga ana e Presidentes Siljanovska, vazhdon t’i përplasë pozitën dhe opozitën.
Duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit, Bashkimi Demokratik për Integrim, potencon se synimi i Mickoski është të degradoi statusin zyrtarë të gjuhës shqipe.
Sipas integristëve, qëllimi i Mickoskit është që gjuhëa shqipe të kthehet siç ishte në ligjin e vitit 2008 ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.
Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm.
AMIR SHABANI – BDI
“Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore. Tashmë është e qartë se Qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.”
Nga BDI-ja ju kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset gjuhës shqipe dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër kësaj përpjekjeje. Përgjigje për integristët kishte kryeministri Mickoski. Sipas të parit të Qeverisë, deklaratat e opozitës janë nxitëse. Thotë se opozita të fillojë të reformohet dhe të mos merret me fjalë boshe.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Pres që të nxisin prishjen e raporteve ndër-etnike të nxisin një gjë të tillë, por mendoj se në të njëjtën nuk do të kenë sukses dhe si tentim do të përfundojë pa-sukses. Pres kritika që janë të pabaza të cilët nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, por mirë, e tillë është opozita jonë, shpresoj se do nxjerin mësim nga kjo dhe shumë shpejtë do të rifresohen programet e tyre por jo vetëm, ju nevojiten edhe reforma kadrovike.”
Kujtojmë, dje edhe vet presidentja Siljanovska ka folur për mos dekretimin e një ligji të caktuar në të cilin parashihet përdorimi i gjuhës shqipe. Në sqarimin e sajë, Siljanovska ka deklaruar se formulimi “gjuha shqipe” nuk është kushtetues dhe pret që e njejta të përmirësohet, megjithatë, shtoi se veton nuk e ka përdorur kundër asnjë gjuhe dhe komuniteti dhe se vendimi I saj nuk është purfindimtarë por fjalën e fundit do të kenë deputetët në Kuvend.