Pesë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një vajzë dyvjeçare, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në shtetin amerikan të Utah.
Edhe një 17-vjeçar është gjetur i gjallë por me plagë me armë zjarri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nuk është ende e qartë nëse ai është i dyshuar apo viktimë në këtë rast, sipas policisë lokale.
Roxeanne Vainuku, zëdhënëse e policisë për West Valley City, një periferi e Salt Lake City, tha se mendohet të jetë një incident i izoluar dhe “ne nuk besojmë se ka një të dyshuar të lirë”.
Nuk është bërë e ditur se si kanë vdekur pesë personat dhe ekipet mjeko-ligjore kanë qenë në shtëpi si pjesë e një hetimi për vrasje.
Policia u alarmua të martën nga një i afërm i shqetësuar i cili hyri në shtëpi nga garazhi dhe gjeti të gjallë 17-vjeçarin.
Kur oficerët arritën, ata zbuluan viktimat në pjesën kryesore të shtëpisë.
Policia u thirr fillimisht në shtëpi të hënën pasi një i afërm tha se gruaja që jeton atje nuk kishte kontaktuar për disa ditë.