Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për raportet me partnerët ndërkombëtarë, duke kërkuar sqarime se pse, Kosova po trajtohet si bashkëfajtore në zhvillimet në rajon.

Gjini tha se Serbia është pengesa kryesore për përparimin e Ballkanit, ndërsa e cilësoi si fatkeqësi faktin që Kosova dhe Serbia përmenden së bashku nga kancelari gjerman.

“Është fatkeqësi me ardh puna me thanë kancelari gjerman që Serbia dhe Kosova, me i përmend të dyja. Kjo është fatkeqësia, kemi ardh në këtë moment. E vërteta është që Serbia është ajo që po e ndal Ballkanin me ecë përpara. Serbia është nyja e të gjitha problemeve që ndodhin në Ballkan”, deklaroi Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *