16
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Disa kapsolla eksplozivi janë gjetur pasditen e djeshme në Llashticë të Gjilanit.
Siç bëhet e ditur nga autoritetet, këtë sasi e gjeti në themelin e murit të oborrit të tij një kosovar derisa ishte duke kryer disa punime në shtëpi.
”Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com