Mbreti Charles mirëpret sot Volodymyr Zelensky në rezidencën e tij në Sandringham , duke treguar qartë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës. Ftesa e mbretit për presidentin ukrainas erdhi një ditë pasi Donald Trump ndezi zemërim global duke fyer dhe qortuar Zelensky në televizionin drejtpërdrejt në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas një raporti të mediave britanike , Charles e ftoi edhe presidentin amerikan për një vizitë shtetërore në Britani disa ditë më parë.
Takimi i mbretit Charles me Zelensky zhvillohet pas takimit të ngrohtë të këtij të fundit me Keir Starmer, i cili po pret edhe Samitin e Liderëve të BE-së për të trajtuar krizën në Ukrainë.
Lëvizjet e dy liderëve britanikë tregojnë qartë se vendi i tyre e mbështet hapur Zelenskyn në përballjen e tij me Trump.
Vendimi i Charles për të pritur presidentin ukrainas në rezidencën e tij në Sandringham është akti më i hapur politik që ai ka bërë që nga ngjitja në fron.