©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka konfimuar gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit.
Kandidatët e LDK-së nga dega e Gjilanit, janë Lutfi Haziri, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku- Rexhepin, Avdyl Aliu, Bardhyl Syla dhe Dr. Besim Guda.
Kandidati Lutfi Haziri pas konfirmimit të kandidaturës ka thënë se kandidatët e Gjilanit so t’i përfaqësojnë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës.
“Më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës. Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së Re”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com