Ferizaj ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Fitorja e parë në udhëtim dhe e treta në edicionin e ri.
Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, me kryesinë, shpërblejnë futbollistët me premi për këtë fitore.
Siç bëjnë të ditur burimet brenda klubit, premiat janë të mira dje janë kryer mënjeherë pas fitores në Gjilan.
>
Janë shpërblyer të gjithë në klub dhe tani po përgatiten për sfidën e radhës në Drenas, ndaj Feronikelit 74.
Ferizaj renditet në vend të shtatë me 10 pikë të tubuara në elitën e futbollit të Kosovës.
Fitorja në Gjilan është një motivim shtesë po ashtu fitorja e dytë radhazi, kjo është një dëshmi se po kthehen në rrugën e rezultateve djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi.