65
previous post
Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDUi ka parashtruar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës.
Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që nodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë.
KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë.
Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com