Ashtu siç ishte paralajmëruar, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e burgut të Fierit, pasi do të betohet nesër si eurodeputet i Parlamentit Europian në Francë.
Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit, atje ku po vuan 2 vite burg nën akuzën e blerjes së votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar.
Ai është pritur në hyrje të ambienteve të burgut nga familjarë dhe makina e ambasadës greke.
Për median greke ai ka pohuar se ishte shumë i lumtur, ndërsa i shprehu falënderime atyre për mbështetjen e dhënë në kaq muaj, duke raportuar lajme për të.
“Jam i lumtur e ju falënderoj për mbështetjen që me keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do t’i them në Athinë. Për median shqiptare, do të flas në aeroport”, tha Beleri.
Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve ditën e djeshme miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i PE.
Sipas njoftimi, leja e Belerit do të nisë të sot, kur ai do të udhëtojë drejt Francës dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.