13
Albin Kurti ka deklaruar se vizita e tij në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së është penguar për shkak të një numri të madh dokumentesh që duhet plotësuar dhe nënshkruar.
Kryeministri i Kosovës tha të hënën në një intervistë për RTK-në se plotësimi i një numri të madh dokumentesh e ka ndaluar vizitën e tij në Hagë.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë, edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente, formular, ku ti nënshkruan në dokumente të Gjykatës Speciale, unë nuk kam dashur ta bëjë atë gjë”, tha Kurti gjatë një interviste në RTK.
Formulari kërkon informacione bazë si: të dhënat personale të vizitorit, lidhjet e tij me të paraburgosurit dhe disa çështje formale mbi përputhshmërinë me rregullat e Gjykatës Speciale.
Formuari i kërkesës për vizitorë: