Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar sot ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Ai ka bërë me dije se Thaçi vazhdon të qëndroi i pathyeshëm dhe i palodhur.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se forca, besimi dhe qetësia e tij në kërkim të drejtësisë është vullnet e frymëzim për të tjerët.
“Pas një periudhe disamujore, sot pata mundësinë ta takoj Presidentin Hashim Thaçi. Ai, si gjithmonë – i pathyer e i palodhur, plot vitalitet e optimizëm. Forca, besimi dhe qetësia e tij në kërkim të drejtësisë është vullnet e frymëzim për ne. Nga Haga e luftëtarëve të lirisë, të fala për të gjithë ju!”, ka shkruar Tahiri.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.