Të dashur vëllezër e motra, anëtarë të kryesisë së Degës, këshilltarë në kuvendin komunal, Kryetar i Degës,
anëtarë në këshillat vendor, funksionarë të lartë të BDI-së, deputetë.
Kur në vitet 90-ta, në 1993 ishim me misione tepër të rëndësishme në hapësirat shqiptare dhe përcjellnim zhvillimet politike, sidomos në Kuvendin e Maqedonisë ku ishte kryetar Stojan Andov, dhe të gjitha detajet, zhvillimet me shumë kujdes i përcjellnim.
Më vjen një informacion që Stojan Andovi si shumë trim që ishte, u përgjigjet deputetëve shqiptarë: “Nëse doni këtë që kërkoni ju, gjuhë, universitete, flamur, këto bëhen vetëm me pushkë”.
Pasi krisi pushka, pse krisi pushka, se do i bënim me dialog, po t’i si bëre, t’u dha mundësia, 1 vjet, 2 vjet, 5 vjet.
Urdhëro ulu e dialogo, se shqiptarët nuk e duan luftën, por duan laps, duan libra, duan universitet, t’i po i vret, shqiptarët duan simbolet e veta kombëtare.
Ti po organizohesh dhe i vret. Shqiptarët kërkojnë dialogim, paqe, stabilitet, bashkëjetesë, ti i vret.
Tani pse kërset pushka?
Po çka do bëjë njeriu, ikën e ikën, deri në oborr, ku doni të shkojmë më larg.
Dhe tani sërish po e dëgjoj nga shumë analistë e publicistë maqedonas, se është bërë “DUIZIMI” apo “BDIIZIMI” i Maqedonisë, e kanë marr shtetin shqiptarët.
Shqiptarët nuk kanë marr shtet të huaj, por e kanë marrë hisen e vet brenda shtetit.
Nuk ka qenë e lehtë për shqiptarët, sepse doli oferta e asaj kohe për ndarjen e Maqedonisë, dhe po të kishte qenë Ushtria Çlirimitare Kombëtare e lehtë për nga gjykimi, e kishim bë një pjesë të Shqipërisë këtu, do ishim duartrokit, po çfarë pjese e Shqipërisë po bëheshte.
Do të thotë ne i hymë një rreziku të jashtëzakonshëm, bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe çelësi i zgjidhjes – Marrëveshja paqësore e Ohrit, ku nuk do të ketë mbivotim, majorizim, dhe komunitetet do gëzojnë të drejtat e tyre në vendin e vet.
Për 22 vite jashtëzakonisht është investu, unë jam mirënjohës deri në qiell në mbështetje të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nuk është e lehtë 22 vite vetëm fitore, por edhe jemi përpjekë që elektoratin mos e zhgënjejmë, jemi përpjekë mos jemi puthadorë e sahanlëpirës, por me dinjitet t’i përfaqësojmë shqiptarët dhe të avansojnë shqiptarët.
U legalizu Universiteti i Tetovës, u bë Universiteti i dytë në Shkup – Nënë Tereza, u bë që me investim të shtetit të funksionojë UEJL.
Hymë në 2002 me asgjë, e lam Maqedoninë në 2024 me kryeministër shqiptar, nuk është punë e vogël.
E lam Maqedoninë me tre universitete, me polici profesioniste, me administratorë profesionistë, me ushtarë e oficera profesionistë.
Të përpiqesh dhe të rrënosh, ta kthesh situatën pas nuk është në të mirë të shtetit e vendit, nuk është në të mirë të qytetarëve pavarësisht kujt komuniteti i takon.
Nuk mund Maqedonia të jetë vetëm e një pale, por është e të gjithë atyre që jetojnë këtu. Shqiptarëve, maqedonasve, vllehëve, serbve, turqve, por Marrëveshja e Ohrit është dokument ndërkombëtar ku rregullohen raportet shqiptaro-maqedonase. Marrëveshja e Ohrit, substanca e saj është rregullimi i raporteve shqiptaro-maqedonase. Rregullimi i simboleve kombëtare, përfaqësimit të drejtë, arsimit të lartë, institucioneve, drejtimit, kundër mbivotimit, kundër majorizimit, por shtet i të gjithë atyre që jetojnë në këtë shtet.
Jo mirë që VMRO-ja doli “Sërish Maqedonia e jotja”.
Atëherë prej kujt e kanë marrë Maqedoninë, e kujt ka qenë, në duart e kujt ka qenë?
E di që përgjigjen e kanë, se BDI-ja e ka pas, BDI-ja e mori Maqedoninë.
BDI-ja e ka bërë punën që del nga programi dhe MO, asgjë më tepër, dhe ne nuk jemi fajtor, se Maqedonia është quajt IRJM, dhe ne normalisht që kemi investu sepse s’kemi dashur të bartim ish Republikë Jugosllave, dhe ky ka qenë vendim i OKB, nga dialogimi dhe kompromisi që është bërë me politikën e kohës së atëhershme, që deri në zgjidhjen dhe gjetjen e një emërtimi të dakorduar prej palëve do të quhet IRJM, që dmth hiç kurgjë, dhe ne kemi investu dhe kemi bë përpjekje që të gjinden një emërtim i pranushëm për palët, edhe pse kjo është çështje senzitive dhe nuk mund t’i bindësh të gjithë, por pjesa mbi 51% janë pajtuar me Republika e Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu duhet të gjindet zgjidhje me Bullgarinë, me nënshkrimin dhe dakordimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Tani të gjitha komunitetet janë, vetëm komuniteti bullgar nuk është.
Po jepja atë të drejtë sepse nuk humb, por fiton komuniteti maqedonas, sepse bëhet dallimi bullgar dhe maqedonas, asgjë e keqe nuk i ndodh shtetit.
Por, këtu politikanët janë të rinj dhe nuk dinë të bëjnë politika të shëndetëshme, të qëndrushme, progresive.
VMRO-ja i fitoi zgjedhjet me politikë anti-shqiptare, e kamufluar me atë se është kundër BDI-së, realisht ka qenë politikë anti-shqiptare.
Por i ka fut njerëzit e vet, maqedonas, që të urrejnë shqiptarët, që të mos pranojnë bashkëjetesën me shqiptarët. Maqedonia pa bashkëjetesë në mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarë dhe maqedonas, nuk ka ardhmëri, nuk ka ekzistencë.
Le ta marrin televizionet dhe ta thonë, faji nuk është i joni por i atyre që s’kanë punu me komunitetin e vet.
T’i shpjegojnë kush ka punu me Marrveshjen e Ohrit?
Marrveshja e Ohrit nuk ka qenë një copë letër pamfleti që të shpërndahet.
Marrveshja e Ohrit është siguru, garantu, është luftu, është derdh gjak, mbi themelet e veta ka gjakun e shqiptarëve, për gjuhë, flamur, përfaqësim të drejtë, shkollim, universitete.
Dhe çka?
Ejani kthehemi pas, ta heqim gjuhën.
Sot ta heq gjuhën, neser universitetin.
“Se unë jam pronari i shtëpisë, ti je këtu me qira”.
Dhe pronarit i teket e thotë dil e shko tjetër kund, ashtu siç e kam dëgjuar, hapni tv-të maqedonase, “Çfarë kërkojnë shqiptarët, pse arabët e Algjirit nuk kërkojnë gjuhën zyrtare në Francë, pse turqt nuk e kërkojnë gjuhën turke në Gjermani, çfarë duan shqiptarët këtu, këtu gjuhë zyrtare është maqedonishtja, le të flasin në shtëpi si të duan”.
Këto ëndrra mos i shohim më së pari, se shqiptarët vet e kanë mbajtur universitetin e Tetovës deri në 2004, kanë tre universitete shqiptarët, prandaj mos i manipulojnë dhe gënjejnë qytetarët e vet sepse kthim pas nuk ka.
Kthim pas nuk ka!
Të gjitha të arriturat me gjak i kemi la.
Kërkush dhuratë nuk na ka dhënë.
Djem nënash kalben, gjak rinie është derdh.
Prandaj çdokush duhet të reflektojë, ne na duhet paqeja, stabiliteti, siguria, ekonomia, ne na duhet anëtarësimi i vendit në BE.
Me anëtarësimin në BE përfiton i tërë rajoni, hiqen kufijtë pengesë për ekonomi e komunikim.
Shko në Kosovë, tre ore pritje në kufi.
Fmi, gra e pleq qëndrojnë në diell gjatë verës nëpër kufij.
Çfarë na duhen kufijtë?
Evropa sot jeton më mirë pa kufij.
Edhe ata kanë pas telashe mes vete, luftra mes vete.
E ardhmja jonë është në BE, e ardhmja është në paqe e stabilitet, por jo duke i rënë në qafë, në të drejtën e vetë e në shtëpi të vet komunitetit shqiptar se na e paskan marrë shtetin.
Edhe komuniteti ndërkombëtar të mat nga ajo se çfarë politika po ndërton.
Kështu, me këto politika që kanë instalu e kanë vështirë që mund të ulen në tavolinë, në Bruksel. Kështu e kanë vëeshtirë të përballen me NATO-n, duke apliku politika nacionaliste e të njëanëshme, në dëm të komunitetit e në dëm të Marrëveshjes së silguruar ndërkombëtarisht.
Lëre që shqiptarët nuk e lejojnë këtë punë, por rreziku për gjuhën është, e duhet t’i dalim zot të gjithë si komb, sepse sipas vlerësimit të tyre, gjuhë shtetërore na qenka maqedonishtja, dhe shqipja mund të flitet psh në Bërvenicë, komunë, por jo në institucionet e shtetit, ministri, polici, gjykata. Çfarë kuptimi ka, “pala është shqiptare, gjykatësi shqiptar e duhet të flasin maqedonist se na qenka “drzhaven jazik”, sepse dënimi është më i fortë”.
Le t’i heqin këto.
Nuk shkohet kështu përpara, nuk ecet kështu.
Kështuqë, ne kemi investu dhe do investojmë edhe në të ardhmen në komunikim, bashkëpunim e dialogim, por jo duke u tregu puthadorë, absolut. Ne shqiptarët na kanë votu për të mbrojnë dhe për të çu përpara procese të drejta.
Këta tanët që kanë hy, marre është.
Kanë hy për interesa grupore, individuale.
Mirë bëjnë të largohen.
Mirë bëjmë ne si BDI dhe si Front, t’i thirrim ata votues e të bëjnë presion te të zgjedhurit e tyre, na kanë poshtru e turpëru me këtë përfaqësim.
Sa shqiptarë kanë heq prej funksioneve dhe i zëvendësojnë me maqedonas.
Nuk është në rregull, nuk është në funksion të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes.
Nuk është në interes as të komunitetit maqedonas, të bashkëfunksiojnë dhe bashkëqeverisin me puthadorë dhe hyzmeqarë.
Puthadorët e hyzmeqarët i dhanë fund Jugosllavisë.
Kështu përpiqeshin që me “shqiptarët e ndershëm” ta mbajnë.
Shkuan 45 vjet dhe iku.
Sepse nuk buronte pushteti nga poshtë, i emëronin Sinan Hasanin, Hysamedin Azemin, nuk mbahet ashtu.
Pushteti buron nga populli, nga poshtë.
Prandaj këta tanët, nëse kanë gabu njëherë, nuk duhet të gabojnë dy herë dhe të qëndrojnë pafundësisht aty.
Kjo është thirrjë vëllazërore që ju bëhet.
Nuk u bë kijameti që s’jemi pjesë e Qeverisë, sepse për shëndetin e BDI-së është shumë e fortë kjo që ka ndodh, për procese dhe shqiptarë është katastrofë.
Për BDI, jemi shumë më të fortë. Sepse populli e ka provu 22 vjet. Nuk të voton populli kot, rreth 60 % çdo mandat e kanë votu shqiptarët BDI-në.
Kot nuk të votojnë.
Pa meritë.
Normal që ka pas edhe gabime, kush i kontrollon gjithë ata.
Por ama shtyllat, palcën e shqiptarisë, është ruajt. Shqiptarëve mas shpinë nuk u është punu.
Sepse ka pas një funksionar që e ka prish besimin, s’ka mund ta rënojnë paqen dhe orientimin kombëtar assesi.
Koha e dëshmoj, prej zero e lam me kryeministër.
Me universitet me tulla, pa ly, e lam me godinën më të mirë në Ballkan.
Këto janë bë.
A mundet më shumë.
A ka pas lëshime e gabime, po ata që punojnë edhe gabojmë. Ata që s’punojnë nuk gabojnë, se s’kanë bë kurgjë.
Faleminderit!
Ali Ahmeti,
Çellopek, Komuna e Bërvenicës!