VMRO-DPMNE po frikësohet nga Venko Filipçe. Kështu kanë thënë nga LSDM. Në një reagim dërguar mediave thonë se pas politikave katastrofale dhe skandaleve, Mickoski dhe VMRO-DPMNE po e humbin mbështetjen nga dita në ditë. Mickoski duhet ta dijë se, shtojnë ata, propaganda e tij është kuptuar dhe nuk mund ti fsheh skandalet në Qeverinë e tij.
LSDM
“Metodat e pres konferencave të vazhdueshme dhe frikësimi i qytetarëve janë të njohura qysh para 10 viteve. Atë që e bënë VMRO-DPMNE për ta tërhequr vëmendjen nga budallallëku i tyre, vetëm e konfirmon mendimin e përgjithshëm se kjo është Qeveria më e keqe që Maqedonia e Veriut ka pasur që nga pavarsia”.
Është qesharake që LSD të mendoj se dikush frikësohet nga Venko Filipçe, përgjigjen nga VMRO-DPMNE. Filipçe shtojnë ata, është turp jo vetëm i LSDM-së, por edhe i gjithë shtetit.
VMRO-DPMNE
“Derisa vdisnin njerëz në kohën e koronavirusit, vila e tij në Vodno rriteshte, kurse tenderët dhe marrëveshjet në 4 sy me drogerinë e preferuar Panovski numëroheshin. Mos të flasim për atë se si ministër na bindte që kabllo është fajtor për spitalin e djegur modular, më pas partneri i tij më i preferuar i tenderëve në shëndetësi ishin kompanitë e frutave jugore”.
Nëse LSD dëshiron demokraci, thonë nga VMRO, Filipçe duhet të japë dorëheqje dhe partia të lirohet nga bagazhi i Zaevit.