©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Vetura të mbështjellur me flamuj kombëtar shqiptar kanë festuar të enjten në mbrëmje nëpër rrugën kryesore të Graçanicës.
Shqiptarët e Kosovës kanë festuar Ditën e Flamurit edhe në vendbanimin me shumicë serbe afër Prishtinës, tregojnë pamjet e publikuara nga “Kosovo-Online”, një portal lokal serb.
Kjo sjellje është konsideruar “provokim” nga kryetarja e Komunës së Graçanicës.
Ljiljana Shubariq, kryetare e komunës, ka pretenduar se ngjarja është projektuar në mënyrë që komuniteti serb të reagojë dhe të ndodhin incidente.
Gjatë mbrëmjes së të enjtes, një numër i konsiderueshëm i njësiteve policore janë parë në rrugët e Graçanicës.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com