Feronikeli ’74 ka marrë fitoren e parë në Albi Mall Superligë këtë edicion, teksa ka mposhtur Suharekën me rezultat 3-1.
Vendasit e nisën më mirë duelin, kur në minutën e 23-të fituan penallti të cilën në gol e shndërroi Hasan Hyseni që realizoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
‘Industrialistët’ e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë, kur Stivian Janku realizoi për 2-0 pas asistimit nga kapiteni Florent Avdyli në minutën e 48-të. Vetëm shtatë minuta më vonë Nikli gjeti edhe golin e tretë, pasi Lavdim Zumberi realizoi për 3-0.
Suhareka arriti të ngushtoj epërsinë tre minuta më vonë, kur Adem Maliqi realizoi për 3-1.
Deri në fund të ndeshjes mysafirët krijuan disa raste shënimi në kërkim të golit të dytë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Feronikeli ’74 kësisoj morën fitoren e parë në kampionat dhe tani ka gjashtë pikë në fund të tabelës, derisa Suhareka mbetet në pozitën e pestë me 19 sosh.
Ndeshjen e radhës Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Malisheva, derisa Suhareka pret Llapin.