FC Shkupi ka njoftuar se nga sot ka trajner të ri. Ai do të jetë Alparslan Erdem, transmeton TV21.
Bëjnë të ditur se Erdem ka luajtur në ekipet si Werder Bremen, Galatasaray, Gençlerbirliği, İstanbul Başakşehir dhe Fatih Karagümrük.
“Në karrierën e tij si trajner, ai ka qenë ndihmësi i Francesco Farioli te Fatih Karagümrük gjatë sezonit 2021-2022, poashtu ndihmës trajner i Andrea Pirlo gjatë sezonit 2022-2023 në Fatih Karagümrük dhe më pas ka marrë drejtimin e ekipit si trajner kryesor në vitin 2023. Eksperienca e tij me një trajner të kalibrit të lartë si Pirlo e Farioli ka pasuruar aftësitë e tij menaxheriale, duke e përgatitur për sfidat e reja në FC SHKUPI.
Alparslan Erdem ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me FC SHKUPI, duke treguar angazhimin afatgjatë të klubit për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe të suksesshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.